Bullgaria feston 137 vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Tradicionalisht, qendra e festimeve është qyteti i Plovdivit. Me tingëllimin e kambanave, filloi lutja solemne në Katedralen “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytet, e kremtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Sonte, në orën 20:30, në sheshin Sëedinenie (“Bashkimi”) të qytetit do të mbahet ceremonia solemne me fishekzjarrë, ku do të marrin pjesë presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sofja e shënon festën me një ceremoni përpara mauzoleumit-eshtërore të Princit Aleksandër I të Batenbergut. Pjesë e programit ishin njësia e Gardës Kombëtare dhe kuarteti vokal "Svetogllas".
Në Varna, në orën 18:00, në sheshin Nezavisimost (“Pavarësia”) do të mbahet rikrijim i ngjarjeve të vitit 1885. Pikërisht aty Princi Aleksandër I Batenberg u njoftoi njerëzve të mbledhur lajmin e Bashkimit.
Festa u shënua edhe në Jamboll me interpretimin e këngëve patriotike dhe një lutje falënderimi. Në kortezhin nëpër rrugët qendrore të qytetit morën pjesë edhe qindra qytetarë, të udhëhequr nga kompanitë përfaqësuese ushtarake.Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në..