Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson pret që Bullgaria t'i bashkohet masave të propozuara nga Komisioni Evropian për anulimin e dhënies së lehtë të vizave për rusët. E pyetur nëse edhe Bullgaria pritet të zbatojë masat e reja të dakorduara për vendet e zonës Shengen, Johansson tha se pret që vendet e BE-së që nuk janë ende pjesë e Shengenit të zbatojnë ndryshimet e propozuara.
Komisionerja evropiane shtoi se nuk ka më vend për besim mes BE-së dhe Rusisë dhe për këtë arsye për qytetarët rusë duhet të jepen vetëm viza humanitare dhe jo turistike. Koha e aplikimit për viza do të zgjatet, ndërsa tarifat do të rriten nga 35 euro në 80 euro, transmeton BTA.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...