Partitë dhe kandidatët për deputetë duhet ta ndërtojnë fushatën e tyre parazgjedhore në bazën e programeve konkurruese dhe zgjidhjeve të punës për dalje nga kriza, e jo në bazë të sulmeve personale. Kështu i këshilloi politikanët presidenti Rumen Radev.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të rritet pjesëmarrja e votuesve dhe do të arrihet legjitimitet i lartë i votës. Kreu i shtetit vuri në dukje gjithashtu nevojën që partitë të mos djegin urat mes tyre, sepse brenda pak javësh do të duhet të punojnë për mazhorancën qeverisëse dhe formimin e qeverisë. Rumen Radev u takua me përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Zyra e organizatës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut hapi më 31 gusht një mision për të monitoruar votimin e parakohshëm parlamentar më 2 tetor.
Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..
Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..
Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..