Më 19 shtator, Banka Kombëtare Bullgare - BNB shpalli tender për marrjen e borxhit të brendshëm prej 100 milionë euro. Obligacionet e Ministrisë së Financave janë me afat maturimi 10.5 vjet dhe me interes 2.25 për qind.
Në muajin prill, Ministria e Financave refuzoi urdhrat e dorëzuara tashmë për marrjen e borxhit prej 250 milionë eurosh me maturim një vit e gjysmë dhe kamatë 1.5 për qind.
Nga fillimi i vitit Bullgaria ka marrë borxh të brendshëm prej 900 milionë euro dhe 1,225 miliardë euro nga tregu i jashtëm. Sipas ligjit për buxhetin e shtetit, në vitin 2022 vendi mund të marrë një borxh mbi 5 miliardë euro. Deri në fund të vitit, Ministria e Financave ka njoftuar se do të tërheqë pak më shumë se 1 miliard euro borxh të ri.
Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..