Vendi ynë është gati për një rritje të mundshme të numrit të të infektuarve me Covid-19 - sistemi është i pajisur me ilaçe, dhe numri i shtretërve të kujdesit intensiv është ruajtur. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë Asen Mexhidiev gjatë vizitës së tij në Dobriç, ku u hap reparti i renovuar i urgjencës në spitalin e qendrës rajonale. Ministri theksoi se edhe nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, ashpërsia e sëmundjes nuk do të jetë e njëjtë si në valët e mëparshme.
Zgjedhjet do të mbahen me kufizime minimale në lidhje me Covid-19, theksoi Mexhidiev. “Nuk vendosen ndalime dhe masa kufizuese. Shumica janë të natyrës këshilluese”, tha ai. E njëjta gjë vlen edhe për institucionet arsimore - nuk ka plane për mbylljen e tyre, rekomandohen të gjitha masat kufizuese, njoftoi korrespondentja jonë Maja Shtërbanova.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..