Formacione përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare do të marrin pjesë në manifestimet kushtuar 114 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Tradicionalisht, qendra e festimeve kombëtare më 22 shtator është qyteti Veliko Tërnovo. Nga ora 09:00 në oborrin e Kishës “Shenjt 40 Dëshmorët” do të shërbehet një liturgji për bekimin e flamurit luftarak të Universitetit Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” dhe flamujve të institucioneve shtetërore.
Veliko Tërnovo pret gjithashtu Festivalin e XV Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore Ushtarake. Muzikantët do të marrin pjesë në procesionin festiv, i cili fillon në orën 11:30 nga Kalaja Carevec. Në orën 12:30 fillon shfaqja e pjesëmarrësve në sheshin përballë postës, ku orkestrat do të prezantojnë një program të pasur.
Banda përfaqësuese frymore e Marinës do të mbajë një koncert në sheshin “Anton Novak” në hyrje të Kopshtit Detar në Varna nga ora 16:00.
Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..
Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..
Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..