Festivalet më të mëdha të xhazit në Evropë e zgjodhën Sofjen për të mbajtur takimin e tyre. Konferenca Evropiane e Xhazit mbahet në Sofje nga 22 deri më 25 shtator. Kjo është veprimtaria e parë e këtij lloji në Evropën Juglindore.
Aksenti i programit është Bullgaria dhe prezantimi i muzikës sonë në afishen evropiane të festivaleve. Konferenca është veprimtaria kryesore e Rrjetit Evropian të Xhazit, i cili është asociacioni më i madh profesional i operatorëve kulturorë në sferën e xhazit dhe muzikës improvizuese. Krijuar para më se 30 viteve, sot ka 180 anëtarë nga 34 shtete.
Merita për zgjedhjen e Sofjes i takon Fondacionit AtoZ - i vetmi anëtar bullgar i rrjetit profesional. Zgjedhja vendit tonë si mikpritës synon të integrojë rajonin tonë në hartën kulturore të Evropës. Programi i konferencës përfshin edhe koncerte të 16 projekteve të xhazit nga vendi. Në përzgjedhje marrin pjesë muzikantë të shquar si Zhivko Petrov, Antoni Donçev, Dimitër Bodurov, Borisllav Petrov, Dimitër Liolev e të tjerë. Qëllimi kryesor i mikpritësve është që delegatët të njohin Bullgarinë si burim i muzikës së re cilësore dhe në këtë mënyrë të stimulojnë eksportin e produkteve tona muzikore dhe kulturore në skenat dhe tregjet evropiane.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal