Në fillim të shekullit të 20-të, disa valë refugjatësh armenë mbërritën në Bullgari, duke ikur nga masakrat dhe represionet e tmerrshme në Perandorinë Osmane dhe gjenocidi pas Luftës Greko-Turke (1919-1922). Ata mbajnë me vete vlerat më intime: jetën e tyre dhe fëmijët e tyre, si dhe disa sende personale, të cilat mund të shihen deri më 30 nëntor në ekspozitën "Kujtesa", në Muzeun Historik Rajonal në Sofje, kushtuar 100 vjetorit të pranimit të refugjatëve armenë nga shteti bullgar.
“Këta refugjatë, të cilët më mirë t'i quaj 'të mbijetuar', u pritën me ngrohtësi dhe dhembshuri nga qeveria dhe populli bullgar. Këtu ata gjetën një shtëpi të re, një vend të sigurt për të jetuar, për të organizuar jetën e tyre, për t'u integruar në shoqërinë bullgare, për t'u zhvilluar, si dhe për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar", vuri në dukje në hapjen e ekspozitës Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Armenisë në Republikën e Bullgarisë Shkëlqesia e Tij Armen Edigarian, mbrojtësi i ekspozitës.
Ekspozita organizohet me iniciativën e Këshillit Koordinues të Organizatave Armene në Sofje, dhe partner është vendbanimi shpirtëror i armenëve në Plovdiv - kisha "Surp Kevork".
“Përmes kësaj ekspozite, përfaqësuesit e komunitetit armen duan t'u bëjnë homazhe paraardhësve të tyre dhe të shprehin mirënjohjen e tyre ndaj qeverisë dhe vendit bullgar për pranimin e stërgjyshërve të tyre këtu në trojet tona në vitet 1920. Kujtimi i rrugëtimit të tyre të vështirë në Bullgari, i pritjes së ngrohtë dhe përditshmërisë së tyre këtu, gjallërohet përmes objekteve që i kanë shoqëruar familjet në sprova dhe janë përcjellë ndër breza”, thotë Katelina Pavllova, kuratore e ekspozitës.
Vizitorët mund të shohin më shumë se 70 eksponate, shumica e të cilave janë sende personale - pjesa e sipërme e një fustani nusërie me qëndisje të jashtëzakonshme, rrobat e një fëmije që vdiq gjatë udhëtimit, një mbulesë shtrati të papërfunduar, një qilim që vazhdon të përdoret në familje, dokumente të ndryshme: pasaporta për qëndrim të përkohshëm, kartëvizita, fotografi familjare etj., si dhe vegla kishtare.
“Kur vendosëm ta bënim këtë ekspozitë, kishim shumë rezerva, sepse bëhej fjalë për mbledhjen e objekteve që i sollën paraardhësit tanë 100 vjet e më parë, por gjithçka u bë shumë mirë. Madje një libër i vogël, një foto, diçka shumë e parëndësishme në shikim të parë është një shenjë se ju e mbani atë që ju është dorëzuar si diçka me vlerë – vuri në dukje para auditorit të pranishëm znj. Vartanush Topakbashiyan, kryeredaktore e gazetës "Jerevani - Njeriu ka një privilegj të madh - të ketë kujtesë. Falënderoj bashkatdhetarët tanë që na dhanë këtë kujtim për t'jua treguar juve."
Objektet në ekspozitë shoqërohen nga historitë reale të 18 familjeve që ikën nga tmerri i luftës dhe pamundësia për të qëndruar aty ku lindën dhe ku krijuan shtëpi dhe familje.
“Rrëfimet na japin mundësinë të njihemi jo vetëm vizualisht me gjërat, por edhe me fatet e pronarëve të tyre dhe përjetimet e tyre – thotë Katelina Pavllova. - Eksponatet janë të vlefshme, sepse nuk identifikohen si vlera kulturore, por janë relikte të sjella nga trojet e vjetra armene dhe të ruajtura deri më sot për brezat në familjet armene. Ata janë një simbol i adhurimit dhe mirënjohjes së brezave të tanishëm ndaj bëmave jetësore të të parëve të tyre, një kujtim i asaj që ata përjetuan për të mbijetuar dhe për të dhënë fillimin e një jete të re për komunitetin armen në Bullgari".
Një mysafir special në ekspozitën "Kujtesa" ishte kompozitori, instrumentisti, poeti dhe këngëtari i njohur bullgar me origjinë armene, Maestro Hajgashod Agasjan, i cili interpretoi disa vepra dhe përloti të pranishmit.
Kënga "Armenia" - muzika është e Haigashod Agasjanit, teksti - i Mihran Bohosjanit, aranzhimi - i Svetoslav Loboshkit:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Desisllava Semkovska, Muzeu Historik Rajonal në Sofje
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për..