Është vërtetuar në mënyrë të padiskutueshme se kamioni i hedhur në erë në urën e Krimesë nuk ka qenë asnjëherë në territorin e Bullgarisë, e cila ishte treguar si pikënisja e itinerarit të tij. Këtë e tregon një inspektim i shërbimeve bullgare të sigurisë, i kryer me urdhër të kryeministrit Gëllëb Donev në lidhje me përpjekjet për të përfshirë emrin e Bullgarisë në shpërthimin e urës së Krimesë.
Sipas mediave ruse, kamioni që shpërtheu më 8 tetor 2022 ka transportuar film polietileni.
Nga kontrolli u konstatua se mallra me karakteristikë të ngjashme janë futur në territorin e Bullgarisë nga një shtet tjetër anëtar i BE-së në një kontejner me dokumentet e domosdoshme nën regjimin e tranzitit. Gjatë qëndrimit të mallit në fjalë në Bullgari, ata kanë qenë nën mbikëqyrjen doganore dhe janë larguar nga vendi në të njëjtin kontenier përmes portit të Burgasit më 17 shtator 2022, në drejtim të një shteti të ndryshëm nga Rusia. Nga kontrolli bëhet absolutisht e qartë se kontejneri me të cilin malli është larguar nga Bullgaria nuk ka qenë në kamionin e shpërthyer.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..