Përmbledhja me poezi “Në kufi. Poezia në të çarë" e Donka Dimovës, e cila jeton në Bremen, fitoi çmimin për poezi në konkursin "Fiksioni bashkëkohor bullgar pa kufij" 2022, njoftuan organizatorët nga Fondi Kombëtar i Donatorëve "13 shekuj Bullgaria". Konkursi organizohet për herë të parë me partneritetin e administratës presidenciale. Donka Dimovapunon si punonjëse sociale në Gjermani.
Në rubrikën e prozës Zdravka Vlladova-Momçeva nga Britania e Madhe u shpërblye me përmbledhjen me tregime "Udhëkryq dhe ishuj". Ajo ka lindur në Veliko Tërnovo. Që nga viti 2000 jeton në Londër dhe prej 15 vitesh jep mësime të gjuhës dhe letërsisë bullgare në shkollën bullgare "Ivan Stançov" pranë Ambasadës Bullgare atje.Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..