2818 raste të kafshëve të egra të dëmtuara u regjistruan nga inspektimet në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit, mësojmë nga studimi i parë i këtij lloji për shkallën e shkeljeve ndaj kafshëve të egra në vendin tonë, i përgatitur nga WWF në bazë të informacionit zyrtar nga institucionet përkatëse.
Më shpesh këta janë zogjtë (2089), të ndjekur nga gjitarët (307) dhe zvarranikët (244). Gjuetia pa leje e dhive të egra po bëhet një kërcënim për ruajtjen e specieve dhe mijëra zogj po bien viktimë e ndërhyrjes njerëzore, njoftojnë me shqetësim ambientalistët. Ekzistojnë gjithashtu të dhëna për ekzemplarë të vrarë të specieve të mbrojtura të ariut të murrmë.

“Arinjtë e murrmë janë gjithnjë e më të prirë të ndryshojnë shtrirjen e tyre territoriale për shkak të ndikimit negativ njerëzor. Qasja e lehtë në burimet e ushqimit për shkak të depozitimit jo të duhur të mbetjeve në fshatra është tërheqëse për ta. Pasi afrojnë një zone të populluar, arinjtë klasifikohen si “problem”. Kjo rrit potencialin për konflikt mes njerëzve dhe arinjve, si dhe rrezikun e gjuetisë pa leje”, tha për BNR Vidin Veselina Kavrëkova, drejtoreshë ekzekutive e WWF Bullgari.
Nuk është më pak shqetësuese situata me dinozaurët e Danubit,blinjtë, të cilat gjithashtu janë të rrezikuar në mënyrë kritike. Duke mbijetuar për 200 milionë vitet e fundit, sot ata përballen me një sërë kërcënimesh, si gjuetia pa leje për tregtinë e paligjshme të mishit dhe havjarit, ndërtimi i impianteve ujore që bllokojnë migrimin e tyre, nxjerrja e rërës dhe zhavorrit nga shtrati i lumit, gjë që çon në shkatërrimin e vendeve të vezëve të tyre. Në planin afatgjatë, e gjithë kjo mund të çojë në zhdukjen e popullatave të fundit të blinjve me rritje natyrale në Evropë, paralajmëroi WWF dhe nisi fushatën "Shtëpi e përbashkët. E ardhmja e përbashkët” për mbrojtjen e kafshëve të egra në vendin tonë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: wwf.bg
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..