Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës, vranësirat nga perëndimi do të çahen dhe do të zvogëlohen. Në Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në Sofje – 18°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi, por vetëm në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 16-19°. Temperatura e ujit të detit është 17-19°. Deti është i trazuar me dallgë deri në 4 ballë.
Mbi malet pas mesditës vranësirat do të çahen. Reshje të dobëta shiu do të bien vende-vende në rajonin Rilla-Rodope, në Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.
Moti me diell rikthehet në ditët në vijim.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i..