Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës, vranësirat nga perëndimi do të çahen dhe do të zvogëlohen. Në Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në Sofje – 18°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi, por vetëm në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 16-19°. Temperatura e ujit të detit është 17-19°. Deti është i trazuar me dallgë deri në 4 ballë.
Mbi malet pas mesditës vranësirat do të çahen. Reshje të dobëta shiu do të bien vende-vende në rajonin Rilla-Rodope, në Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.
Moti me diell rikthehet në ditët në vijim.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i..