Nuk u arrit asnjë marrëveshje mbi propozimin për të ftuar Presidentin e Ukrainës Vollodimir Zelenski për një fjalim video në ditën e parë të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor. Këtë e ka bërë të ditur Ekaterina Zaharieva nga GERB-SDS pas konsultimeve të forcave parlamentare, në të cilët nuk u përfshin BSP, “Ngritja Bullgare” dhe “Vëzrazhdane”. “Bullgaria Demokratike” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” ishin kundër që kjo të ndodhë pikërisht në hapjen e parlamentit.
Të zgjedhurit e rinj sot për të tretën ditë diskutuan se cilët duhet të jenë të ftuar në mbledhjen solemne për hapjen e Kuvendit Popullor. Pas diskutimeve të ashpra më 11 dhe 13 tetor, ata vendosën të mos ftonin në këtë aktivitet ambasadoren ruse Eleonora Mitrofanova dhe ambasadorit ad interim të Bjellorusisë në vendin tonë, Nikita Leshukov.
Më vonë, GERB-SDS propozoi për të diskutuar mundësinë e ftesës së Presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenski, për t’u bërë një fjalim me video në seancën e parë parlamentare.
Bullgaria plotëson kërkesat për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në fushën e arsimit. Në raportin e paraqitur, Komiteti për Politikë Arsimore i OECD-së nënvizon se Bullgaria i përmbush kërkesat në fushën e..
"Ngjarje të këtij lloji kontribuojnë në përcaktimin e një të ardhmeje të përbashkët – të mbështetur në qetësi, urtësi dhe respekt të ndërsjellë mes kombeve", tha ministri bullgar i kulturës, Marian Baçev, gjatë forumit “Diplomacia e mrekullive –..
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi BGNES. Radev mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidenten e Maqedonisë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja..