Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia kërcënon të ndërpresë gazin nëse Evropa vendos një tavan në çmimin e naftës

Foto: EPA/BGNES

Rusia paralajmëroi se do të ndalojë eksportin e gazit në Evropë nëse Kontinenti i Vjetër përpiqet të vendosë një tavan mbi çmimin e naftës. Drejtori ekzekutiv i “Gazprom”, Aleksej Miller, e arsyetoi kërcënimin me kontratat aktuale në të cilat çmimi i gazit është i lidhur me atë të naftës. Deklarata e tij në televizionin shtetëror rus vjen ndërsa vendet e BE-së debatojnë nëse do të vendosin një kufi çmimi për gazin natyror si një masë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Një vendim për të kufizuar çmimin e naftës tashmë u miratua dhe do të hyjë në fuqi nga fillimi i dhjetorit.

Disa shpërthime u dëgjuan herët këtë mëngjes në Kiev - një javë pas sulmeve ruse në qytet. Sipas Andrij Ermak, kreut të zyrës së presidentit ukrainas, qendra e kryeqytetit u godit nga dronët kamikaze. Nuk ka të dhëna për viktima. Presidenti Vollodimir Zelenski njoftoi për luftime intensive midis forcave ruse dhe ukrainase rreth dy qyteteve në rajonin Doneck në Ukrainën Lindore.

Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Gjen. Ben Hoxhis parashikoi se Gadishulli i Krimesë i pushtuar nga Rusia mund të çlirohet deri në verën e vitit të ardhshëm. “Situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, tha ai në një intervistë për “Frankfurter algemajne cajtung”.

Ushtarët rusë pushkatuan një dirigjent ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Herson të pushtuar, njoftoi Ministria e Kulturës e Ukrainës. Jurij Kerpatenko nuk pranoi të drejtojë në shfaqjen e shpallur nga pushtuesit si një demonstrim i të ashtuquajturit përmirësim të jetës paqësore në Herson. “Kur territoret tona çlirohen, do të mësojmë për dhjetëra e qindra histori të tilla të tmerrshme”, komentoi shkrimtari ukrainas Oleksandër Mihed, i cili iu bashkua ushtrisë në fillim të luftës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festuam 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit

Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me pjesëmarrjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova,..

botuar më 25-05-09 4.38.MD

Dita e Evropës dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore festohen me aktivitete të ndryshme në Sofje

Dita e Evropës u shënua me ngritjen e flamurit të BE-së përpara ndërtesës së institucionit presidencial. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Rumen Radev, Kryetarja e Parlamentit Natalia Kisellova, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Patriarku bullgar..

botuar më 25-05-09 1.33.MD

Interesi kombëtar mbrohet në marrëveshjen me Greqinë për ujërat e lumit Arda

Interesi kombëtar mbrohet maksimalisht dhe nuk ka pozicion dominues ose të nënshtruar në marrëdhëniet ndërfqinjësore. Kështu iu përgjigj kryeministri Rosen Zheljazkov një pyetjeje parlamentare nga partia Vëzrazhdane në lidhje me marrëveshjen midis..

botuar më 25-05-09 12.20.MD