NATO-ja do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në ditët e ardhshme për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër dronëve, përfshirë dronët iranianë, që Rusia po përdor kundër infrastrukturës kritike, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë i thanë Reuters se Teherani ka premtuar për t’i dërguar Rusinë raketa dhe më shumë dronë.
Ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba i ka propozuar presidentit Volodimir Zelenski që vendi i tij të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin me arsyetimin se Republika Islamike furnizon Rusinë me armë që përdoren në Ukrainë. Sipas pohimeve të Kievit, sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas janë kryer me ndihmën e dronëve iranianë Shahed-136, megjithëse Kremlini dhe Teherani e mohojnë këtë. “Fakti që Rusia po i drejtohet Iranit për një ndihmë të tillë është një njohje nga Kremlini për falimentimin e tij ushtarak dhe politik”, komentoi Zelenski. "Ukraina do t'i dërgojë një notë zyrtare qeverisë izraelite me një kërkesë për dërgimin e menjëhershëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore", tha ministri i jashtëm ukrainas.
Rusia duhet të njihet jo vetëm si sponsor i terrorizmit, por edhe si një shtet terrorist, kërkuan shumica dërrmuese e eurodeputetëve në seancën plenare në Strasburg. Disa prej tyre madje kërkuan që diplomatët rusë të dëbohen nga Evropa.
Ndërkohë, autoritetet ruse në rajonin e pushtuar Herson urdhëruan evakuimin e banorëve të katër komunave pranë frontit. Kreu i administratës pro-Kremlinit në rajon, Vladimir Saldo, akuzoi forcat ukrainase se planifikojnëKryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..