Studiuesit e gjuhës bullgare nga dhjetë universitete evropiane krijuan një atlas letrar "Bullgaria piktoreske. Rrugët shumëgjuhëshe”. Përveç shkencëtarëve të afirmuar nga Athina, Varshava, Venecia, Vjena, Lubjana, Plovdivi, Shën Petersburgu, Sofja, Strasburgu dhe Heidelberg, ekipi ndërkombëtar përfshin studentë dhe doktorantë që studiojnë gjuhën dhe kulturën bullgare.
Përmes nëntë gjuhëve të punës të ekipeve, janë renditur 14 udhëtime të veçanta letrare dhe atlasi informon për secilin prej tyre, duke e hartuar udhëtimin dhe duke ofruar lexime të diskurseve të zgjedhura letrare. Janë përfshirë tekste me shtrirje të gjerë kronologjike – që nga Mesjeta, si “Lëvdimi për Patriarkun Evtimi” deri te “Përralla me gjemba” /nga Petar Dellçev/; nga lirika e rilindësit Petko Sllavejkov, duke kaluar përmes veprave të klasikëve tanë të shquar si Pejo Javorov dhe Jordan Jovkov deri te veprat e autorëve bashkëkohorë vendas si poetët Ivan Canev, Ekaterina Josifova, Ivan Teofillov, Rumen Leonidov, shkrimtari Georgi Gospodinov e të tjerë.
Atlasi do të prezantohet më 21 tetor në orën 19:00 në Institutin Bullgar të Kulturës në Berlin.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..