Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përpjekja e shtetit për të marrë një borxh prej 102 milionë eurosh dështoi

Rosica Vellkova
Foto: BGNES

Më 24 tetor, shteti u përpoq të marrë një borxh, por hasi një pengesë për shkak të kushteve të pafavorshme. U emetuan letra me vlerë për 200 milionë leva (mbi 102 milionë euro). Investitorët kërkuan një fitim shumë të lartë dhe emetimi u anulua, sqaroi në Kuvendin Popullor ministrja e financave Rosica Vellkova.

Ajo tha se nëse parashikimet për një deficit prej 6.6 për qind vitin e ardhshëm do të realizohen, kjo do ta largojë vendin tonë nga pranimi në Eurozonë. Sipas saj, kjo e ndërlikon marrjen e borxhit, rrjedhimisht - sigurimin e likuiditetit në shtet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-09-22 7.15.MD

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD