Nënpresidentja Ilijana Jotova vendosi një kurorë para monumentit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Zagreb. Ajo mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të 30 trëndafilave nga Ambasada e Bullgarisë për qytetin e Zagrebit me rastin e përvjetorit të 30-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i shkollës bullgare të së dielës në Zagreb, patron i së cilës është Ivan Vazov.
“Në vigjilje të 1 Nëntorit - Ditës së Iluministëve Bullgarë, që është një festë e madhe bullgare, nuk ka gjë më mirë se ta shënojmë para një monumenti të tillë”, tha kryetari i Zagrebit, Tomisllav Tomasheviç, i cili vendosi gjithashtu një kurorë para monumentit të Vazovit, njoftoi BTA.
Pak më vonë nënpresidentja Ilijana Jotova vizitoi Universitetin e Zagrebit, ku u takua me studentët e Departamentit të Gjuhës Bullgare. Udhëheqja e Universitetit të Zagrebit kërkoi më shumë mësues të gjuhës bullgare. Nënpresidentja Jotova i dhuroi Universitetit të Zagrebit libra të autorëve bullgarë.
Bullgaria do të mbështetet te përvoja e Kroacisë në anëtarësimin në eurozonëKryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. “Nëse jemi të bashkuar dhe të përqendruar rreth prioriteteve kombëtare, vetëm..
Shoqata bullgaro-zvicerane "Kanatica", ruajtëse e traditave, gjuhës dhe kulturës bullgare, përcolli një përshëndetje përmes Facebook-ut drejtuar bullgarëve në mbarë botën me rastin e 22 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë. “Në 22 shtator,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës, pritet që ai të mbajë një fjalim para Asamblesë dhe të zhvillojë..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të..