Sideritis elica – Elika e Rodopeve, është një specie e re bimore, e cila është zbuluar dhe përshkruar nga Prof. Ina Aneva, kryeasistenti dr. Georgi Bonçev nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe nga Prof. Petër Zhelev nga Universiteti i Pyjeve.
Sideritis elica është një bimë më e ndryshme nga çaji i famshëm Mursal - Sideritis scardica. Kjo u vërtetua jo vetëm morfologjikisht, por edhe nga analizat molekulare dhe gjenetike.
Sideritis elica rritet në Rezervatin e Biosferës "Muri i Kuq", në Rodopet Perëndimore. Përhapja e bimës është e kufizuar, gjë që kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e specieve në natyrë. Flora në Bullgari është e studiuar mirë dhe zbulimi i një specie të re bimore është një ngjarje relativisht e rrallë. Lloji u emërua për nder të nënës së Prof. Ina Aneva - Ellka, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...
Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..
Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas,..