Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një lloj i ri bimor u zbulua në Bullgari

Sideritis elica
Foto: Akademia Bullgare e Shkencave

Sideritis elica – Elika e Rodopeve, është një specie e re bimore, e cila është zbuluar dhe përshkruar nga Prof. Ina Aneva, kryeasistenti dr. Georgi Bonçev nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe nga Prof. Petër Zhelev nga Universiteti i Pyjeve.

Sideritis elica është një bimë më e ndryshme nga çaji i famshëm Mursal - Sideritis scardica. Kjo u vërtetua jo vetëm morfologjikisht, por edhe nga analizat molekulare dhe gjenetike.

Sideritis elica rritet në Rezervatin e Biosferës "Muri i Kuq", në Rodopet Perëndimore. Përhapja e bimës është e kufizuar, gjë që kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e specieve në natyrë. Flora në Bullgari është e studiuar mirë dhe zbulimi i një specie të re bimore është një ngjarje relativisht e rrallë. Lloji u emërua për nder të nënës së Prof. Ina Aneva - Ellka, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..

botuar më 24-06-09 7.27.MD

A do të mbizotërojë vota e protestës është pyetja e madhe në këto zgjedhje

“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..

botuar më 24-06-09 10.15.PD