Një konferencë e titulluar "Frontet e reja në luftë" kushtuar konfliktit ushtarak në Ukrainë do të mbahet sot në Sofje. Forumi organizohet nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë dhe në të do të marrin pjesë reporterë të respektuar nga e gjithë bota, të cilët do të tregojnë nga dora e parë se si konflikti ndikon në gazetarinë në Ukrainë, Rusi dhe në botë.
Disa nga pyetjet për të cilat pjesëmarrësit do të kërkojnë përgjigje janë: Si e verifikojnë redaksitë informacionin dhe si merren me teoritë e konspiracionit gjatë konfliktit? Si ndikon keqinformimi për luftën në opinionin publik? Si ndikon konflikti në mediat e pavarura në Rusi, ku gazetarët që guxojnë të përdorin termin "luftë" mund të dënohen me 5 vjet burg?
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..