Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 nëntorin 2022

Vranësira dhe shi, kurse në male borë

Foto: BGNES

Gjatë natës, vranësirat do të shtohen dhe deri në mëngjesin e 11 nëntorit në rajone të Bullgarisë Veriperëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu. Era do të jetë e dobët nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje rreth 4°.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Deri në fund të ditës reshje shiu do të bien edhe në skajet juglindore, kurse më të theksuara do të jenë kryesisht në zonat qendrore veriore. Nga mbrëmja do të fryjë erë nga veri-verilindja. Me të, do të depërtojë ajër i ftohtë dhe temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje - rreth 10°.

Në male do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, mbi 1200 metra shiu do të kalojë në borë. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat e ditës do të bien dhe maksimumi në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 6°, në 2000 metra rreth 2°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..

botuar më 25-11-07 3.31.MD