Një kompani fillestare bullgare për prodhimin e bonboneve me proteina pa sheqer, gluten, sojë dhe yndyrë nuk e ndalon zhvillimin dhe idetë e saj ambicioze. Pasi u vlerësua në 1 milion leva nga një fond investimi sipërmarrës, kompania arriti të tërheqë 100 000 leva, me të cilat të përmirësojë dhe zgjerojë shpërndarjen e produkteve të saj në më shumë vende në të gjithë vendin. 50% e shumës është caktuar për këtë qëllim.
Tani për tani, bonbonet e tyre shiten në mbi 200 dyqane në Bullgari. Kompania gjithashtu planifikon të depërtojë në tregjet e huaja. Aktualisht kompania po vendos kontakte me objekte në Rumani, Greqi, Poloni, Itali dhe Spanjë. Më shumë hollësi rreth fillimit aventuresk të sipërmarrësve vendas në vitin 2020 mund të lexoni në publikimin tonë: “Bonbonet me proteina e befasojnë qiellzën me 3 shije tradicionale bullgare”
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..