Kryeministri Gëllëb Donev thirr Këshillin e Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave. Pjesëmarrësit do të diskutojnë kërcënimet e lidhura me përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, pas goditjes me raketa në Poloni. Mbledhja do të mbahet pasi do të përfundojë takimi në NATO, që u kërkua nga Varshava. Në të do të diskutohet aktivizimi i nenit 4 nga marrëveshja e Aleancës.
Një bazë solide për të folur dhe për të marrë vendime duhet të jenë faktit, tha Donev para mbledhjes qeveritare. Çdo fjalë e pamatur mban rrezikun e përshkallëzimit. Shpërthimi i dy raketave në afërsi të kufirit të Polonisë me Ukrainën, si rezultat i të cilit humbën jetën civilë, kërkon një rimendim urgjent të veprimeve tona të ardhshme për të ruajtur paqen, shtoi Donev.
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..