Aktiviteti do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor në Kompleksin e Koncertit «Bullgaria».
Publiku bullgar do të ketë mundësinë të takojë disa nga muzikantët më të shquar të Shqipërisë dhe të dëgjojë vepra klasike të kompozitorëve bullgarë dhe shqiptarë, njofton Filarmonia.
Në kuadër të festivalit publiku bullgar do të mund të shijojë edhe një ekspozitë në sallën e ekspozitës të kompleksit me mbi 30 vepra të ndritshme të artistëve të shquar bashkëkohorë shqiptarë Emiona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardi. Ekspozita do të hapet më 21 nëntor në orën 18:00.
Në të njëjtën datë, në sallën e dhomës "Bullgaria" në orën 19:00 do të kenë shfaqje muzikantët e rinj shqiptarë Klevis Delibashi, Ilsa Reka, Eugenia Kristani, Kristi Maneci, Suel Stalbi, Remino Sula, Giorgio Spahiu, Stelina Trokoliçi, Doriana Maljaj, Elson Alku, Herbert Ahmetaj, si dhe violinistja e re bullgare Dalia Çollakova me dirigjent Marko Ozbiç. Orkestra e dhomës do të prezantojë vepra të Çesk Zadeja, Isak Shehu, Jakova/Simoni, Marin Goleminov dhe Aleksandër Tanev.
Më 22 nëntor do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë muzikantët dhe pedagogët e shquar Bledar Zajmi, Merita Rexha Tërshana dhe Nevila Kalaja Herczegh me një program me vepra të Limoz Dizdari, Endri Sina, Georgi Zllatev-Çerkin dhe Petko Stajnov.
Ngjarja është nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë. Ambasada shqiptare është partnere e eventeve. Festivali zhvillohet me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar të Kulturës.Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..