Vetëm katër nga shtatë forcat politike kanë hyrë në sallën plenare dhe nuk kanë mbledhur kuorumin për hapjen e mbledhjes. “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” bojkotojnë Kuvendin Popullor, ndërsa deputetët e GERB-it u thirrën në selinë e partisë nga lideri i tyre Bojko Borisov. Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov deklaroi në margjinat e parlamentit se bashkëpartiakët e tij nuk do të hyjnë në sallë, edhe nëse Bojko Borisov bën një hap prapa në ndryshimet e propozuara nga BSP, pasi ata insistojnë në tërheqjen e projektligjit.
Ndërkohë, në një konferencë, kreu i GERB u kërkoi deputetëve të tij që të mos mbështesin propozimet për shfuqizimin e Këshillit Publik të KQZ-së dhe të zonëszgjedhore “Jashtë Shtetit”, si dhe kushtin për të paktën 100 aplikime për hapjen e seksioneve të votimit jashtë vendit. Megjithatë, ai theksoi se GERB nuk do të heqë dorë nga kthimi i fletëve të votimit. Bojko Borisov ftoi në një bisedë pjesën tjetër të forcave parlamentare për të rihapur temën e Kodit Zgjedhor, por edhe atë të nevojës së një Asambleje Kombëtare funksionale.
Dy orë më vonë dhe pas tre votave, deputetët arritën të mbledhin kuorum me ndihmën e grupit parlamentar të GERB-SDS.
GERB vazhdon të insistojë për fletëvotimet në letër, por është gati të bëjë kompromise sa u përket teksteve të tjeraBullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare për të shkuar në Moskë për paradën ushtarake më 9 maj. Kjo u deklarua nga kryeministri Rosen..
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum..
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare..
Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para..