51 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 33 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 68.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.44% e 791 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.4% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 36 në 7614. 6 të infektuar u shtruan në spitale. Pesë prej tyre nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u ulën me 3 në 483. Në terapi intensive janë 55 të infektuar.
Për 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. Të dielën u kuruan 15 veta. Janë administruar 2 vaksina.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..