Fushata bamirëse kombëtare “Bullgaria e meriton!” mbledh mesazhe nga të rinjtë bullgarë për të ardhmen. Nisma “111 fjalë të frymëzuara nga Bullgaria” u drejtohet të gjithë nxënësve, të rinjve dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit. Në Ditën e Iluministëve të Popullit, 1 nëntor, filloi një fushatë dhurimi për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një shtylle 111 metra për flamurin bullgar, e cila do të ngrihet në livadhet e Rozhenit. Pikërisht në themelin e kësaj shtylle mesazhet e mbledhura do të mbyllen në një kapsulë kohore për 111 vjet. Numri 111 është zgjedhur për shkak të territorit të Bullgarisë – 111 000 kilometra katrorë.
Iniciativa për ngritjen e shtyllës në Rozhen i përket fondacionit "Trashëgimia në të ardhmen", ndërsa fushata e donacioneve kombëtare "Bullgaria e meriton!" është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.Ideja është që shtylla të jetë më e larta në BE.Ajo do të vendoset në lartësinë 1430 m, me një diametër 3 metra në themel dhe 0,75 metra në majë.Dimensionet e flamurit do të jenë 25x40 metra.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaAmbasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..