Fushata bamirëse kombëtare “Bullgaria e meriton!” mbledh mesazhe nga të rinjtë bullgarë për të ardhmen. Nisma “111 fjalë të frymëzuara nga Bullgaria” u drejtohet të gjithë nxënësve, të rinjve dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit. Në Ditën e Iluministëve të Popullit, 1 nëntor, filloi një fushatë dhurimi për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një shtylle 111 metra për flamurin bullgar, e cila do të ngrihet në livadhet e Rozhenit. Pikërisht në themelin e kësaj shtylle mesazhet e mbledhura do të mbyllen në një kapsulë kohore për 111 vjet. Numri 111 është zgjedhur për shkak të territorit të Bullgarisë – 111 000 kilometra katrorë.
Iniciativa për ngritjen e shtyllës në Rozhen i përket fondacionit "Trashëgimia në të ardhmen", ndërsa fushata e donacioneve kombëtare "Bullgaria e meriton!" është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.Ideja është që shtylla të jetë më e larta në BE.Ajo do të vendoset në lartësinë 1430 m, me një diametër 3 metra në themel dhe 0,75 metra në majë.Dimensionet e flamurit do të jenë 25x40 metra.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaMbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..