Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE po takohen në qytetin polak Lodz. Polonia, e cila është mikpritëse mori vendimin e paprecedentë për të mos ftuar Sergej Llavrov në forumin dyditor për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov tha para Russia Today se OSBE-ja është në kolaps.“OSBE-ja po shkatërrohet si një organizatë, ajo përdoret në mënyrë cinike nga një rreth i ngushtë vendesh për të përçmuar pikëpamjet alternative mbi arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, thotë Rjabkov.
Gjermania dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën aq sa është e nevojshme, ekonomikisht, financiarisht, humanitarisht dhe me armë derisa të arrijë fitoren ndaj Federatës Ruse, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Konferencën e Sigurisë në Berlin. Kancelari shprehu bindjen se Rusia nuk mund dhe nuk do ta fitojë luftën që ka nisur. Sulmi ndaj Ukrainës ndryshoi arkitekturën e sigurisë në të gjithë Evropën dhe Gjermania nxori mësimet prej tij, shtoi Scholz, cituar nga Reuters.
Pas luftimeve të ashpra në Donbas, ushtria ruse pushtoi fshatin Andreevka në jug të Bahmutit dhe përparoi afër Donetsk, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Korrespondentët ushtarakë rusë në internet po raportojnë se forcat ukrainase janë ende duke bombarduar Andreevka.
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..