“Shenja” është titulli i këngës që do ta dëgjojmë në minutat në vijim. Ajo është nga Innerglow - një grup i ri, por tashmë i njohur si një grup i preferuar i gjeneratave të reja. Dhe, ashtu si titulli, ajo vërtet është ikonike për muzikantët e rinj.
Një vit pas premierës së albumit të tyre debutues “Satellites”, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej Hristoskov u rikthyen me këngën e tyre të re, në të cilën ka disa surpriza. Duke vazhduar të përziejnë stilet pop dhe rok me elektronikën, në këngën “Shenja” ata ftuar dy muzikantë jo standardë, të cilët i shtojnë edhe një tingull popullor – këngëtaren Lyrra dhe gajdexhiun Martin Ljamov. Kënga është domethënëse edhe për faktin se grupi prezantohet për herë të parë me tekst në bullgarisht.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA