Shumica në parlament pranoi në lexim të parë që paga minimale të jetë jo më pak se 50 për qind e pagës mesatare bruto për vendin për periudhën 12 mujore para përcaktimit. Aktualisht, kjo do të thotë një shumë minimale prej 850 leva (425 euro).
Ndryshimet në Kodin e Punës të propozuara nga “BSP për Bullgarinë” morën mbështetjen e 175 deputetëve, me tre abstenime. Vendimi përfundimtar duhet të merret brenda shtatë ditëve.
Sipas propozuesve, qëllimi i projektligjit është të lidhë sa më shpejt shumën e pagës minimale me vlerat referuese sipas direktivës së PE dhe Këshillit për Pagat Minimale në BE në kushtet e inflacionit të lartë, të ardhura të ulëta dhe kostot e jetesës në rritje të vazhdueshme.
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..
Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..