Unë jam i bindur se përbërja e qeverisë që propozoj është në gjendje ta udhëheqë Bullgarinë në krizë, sepse të gjithë emrat janë shumë të njohur në qarqet profesionale, tha kandidati për kryeministër i GERB-SDS, prof. Nikollaj Gabrovski. Ai ia dorëzoi listën e kandidatëve për ministra presidentit Rumen Radev.
Malina Krumova është propozuar për zëvendëskryeministre për menaxhimin e fondeve evropiane, Miglena Taçeva për zëvendëskryeministre për rendin dhe sigurinë publike dhe ministre të drejtësisë, Meglena Pllugçieva-Aleksandrova për zëvendëskryeministre për politikat klimatike dhe ministre të ekologjisë. Marinella Petrova është propozuar të marrë përsipër departamentin e financave, ndërsa Bllagorodna Makeva-Najdenova është përgjegjëse për punët e brendshme. Atanas Zaprjanov është kandidat për Ministër të Mbrojtjes, ndërsa Dragomir Zakov për ministër të punëve të jashtme.
Nëse hyjmë në një seri zgjedhjesh të parakohshme, sigurisht që do të humbasim, tha Gabrovski dhe renditi politikat prioritare të kabinetit:
Kapërcimi i shpejtë i ndarjes në shoqëri dhe rivendosja e dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve;
Reforma në drejtësi dhe luftimi efektiv i korrupsionit;
Masa efektive kundër inflacionit, për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike;
Një politikë e jashtme e qartë evropiane dhe euroatlantike;
Pranimi i Bullgarisë në Shengen;
Përgatitja për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë në vitin 2024;
Zbatimi i reformave kryesore sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë;
Presidenti dha një dekret me propozim që parlamenti të votojë projekt-kabinetin. Deputetët pritet të votojnë të mërkurën ose të enjten.Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..