Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë hamë: A është i cilësisë së mirë mishi i pulës në tregun bullgar?

Unioni i Mbarështuesve të Shpendëve në Bullgari këmbëngul për kontroll të zgjeruar sanitar dhe financiar

Foto: Pixabay

Gjendja e sektorit të rritjes së shpendëve në Bullgari është jashtëzakonisht alarmante. Ngadalë por me siguri, prodhuesit bullgarë po humbasin pozitat e tyre në tregun vendas, mesatarisht me 5% në vit, dhe kërkesat e mbarështuesve të shpendëve janë injoruar nga disa qeveri të njëpasnjëshme bullgare.

“Mishi polak dhe ai hungarez vjen në vend të mishit bullgar, vjen gjithmonë në Bullgari të premten në mbrëmje dhe nuk do të thosha se cilësia e tij është më e mirë - pohon Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të Mbarështuesve të Shpendëve në Bullgari dhe saktëson: - Ne kemi arsye të mjaftueshme për t'i kërkuar Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore që të kontrollojë vazhdimisht për salmonelën, sepse të premten pasdite, para larjes së thertoreve, kur rreziqet e salmonelës janë më të larta, Polonia dhe Hungaria e dërgojnë prodhimin e tyre në vendet ku kontrolli është i ulët, duke përfshirë edhe Bullgarinë”.

Sindikata e mbarështuesve të shpendëve ka tre kërkesa: kontroll fiskal, kontroll të cilësisë (përkatësisht datën e skadencës dhe mungesën e salmonelës) dhe etiketim korrekt të produkteve finale. “Mekanizmi është i njëjtë dhe vlen për të gjithë mishrat në treg”, thekson Gëllëbov.

Etiketimi është një problem kryesor. Në dyqane, në asnjë produkt nuk shkruhet saktë nëse produkti është marrë nga një mish i freskët dhe cila është origjina e tij. Nëse shkruhet: "Kjo fileto ose ky biftek është bërë nga pula polake e shkrirë", nuk jam i sigurt se do të blihet me të njëjtën dëshirë siç blihen produktet më të lira për momentin. Ne jemi një nga konsumatorët më të varfër në Evropë dhe njerëzit tundohen nga çmimi. Por nëse ka informatë të qartë për produktin, çdo përdorues do të jetë i qartë nëse të blejë produktin përkatës apo jo. Thjesht duam rregulla të njëjta në treg dhe për këtë insistojmë para disa qeverive radhazi”, theksoi bashkëbiseduesi ynë.

“Është një praktikë normale të shkrihet mishi i ngrirë dhe të gatuhet - shpjegon Ivajllo Gëllëbov. - Por çfarë bëhet në disa raste? Blihet mish i ngrirë, i cili është i lirë, sepse pas ngrirjes fillestare, çmimi bie me 20% për shkak të cenimit të cilësive të shijes. Ky mish shkrihet, pritet, aromatizohet, ngrihet përsëri dhe ofrohet për pjekje ose gatim. Nuk ka interes për mishin e ngrirë në Evropë, kështu që ai dërgohet në destinacione ku ka interes për produkte të tilla. Bullgaria është një prej tyre”.

Në legjislacionin evropian, kjo mënyrë e trajtimit të mishit nuk është e ndaluar, por zbatohet për produktet e trajtuara me nxehtësi, të cilat pas këtij procesi ngrihen për të pasur një afat të gjatë skadimi. Bëhet fjalë për të gjitha llojet e mishit të pulës, kroketat etj.

Bëhet fjalë për shkrirje, shtim uji dhe fosfatesh etj., kështu që produkti të jetë fitimprurës. Në fakt shkrirja dhe aromatizimi sjell një vlerë të shtuar për operatorët dhe një shije të keqe në gojën e konsumatorëve, si dhe një amëz edhe më të keqe për mbarështuesit e shpendëve në Bullgari, të cilët kanë vendosur ta nxjerrin bukën e gojës me një biznes të ndershëm”.

Duhet të kërkohen mekanizma për të stimuluar prodhimin vendas, por në Planin e ri Strategjik, i cili do të zëvendësojë Programet aktuale të Zhvillimit të Rajoneve Rurale, parashikohet një ulje e intensitetit të ndihmës nga 50 në 30%, dhe në nivelet aktuale të inflacionit blegtoria dhe mbarështimi i shpendëve nuk stimulohen në asnjë mënyrë, thonë punonjësit në këtë industri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Pixabay, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 140 ekspozues marrin pjesë në Panairin Pranveror të Librit të në Sofje

“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..

botuar më 25-05-27 9.57.PD

Bullgaristika rikthehet në hartën akademike të Amerikës

Nga fillimi i vitit shkollor 2025/26, gjuha bullgare, historia, folklori dhe traditat do të bëhen pjesë e programit të bullgaristikës në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA – Universiteti i Illinois-it, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës...

botuar më 25-05-26 12.30.MD
Silsila Mahbub

Si e ruajnë gjuhën e tyre amtare emigrantët në Bullgari

Një ditë pas 24 majit - Ditës së alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare, si dhe të letërsisë sllave, po tregojmë empati për përpjekjet e njerëzve me gjuhë amtare të huaj për t'u përshtatur dhe integruar në shoqërinë tonë. E drejta për..

botuar më 25-05-25 6.00.PD