Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tradita jonë e lashtë rituale e Krishtlindjeve është ende e gjallë

Foto: BGNES

Është Nata e Buzmit, festa bullgare e përulësisë, mirënjohjes dhe shpresës. Pavarësisht se jo të gjithë e respektojnë të gjithë periudhën e Kreshmëve të Krishtlindjes, në këtë ditë bullgarët mblidhen rreth tryezës tradicionale për të ndarë ngrohtësinë e vatrës së shtëpisë, tryezën rituale, ndjenjën e përkatësisë në një sakrament të lashtë. Dhe nëse në shumicën e ditëve të vitit kërkojmë të ndryshmen dhe të renë, në prag të Krishtlindjeve përpiqemi të përsërisim traditën ashtu siç e kemi trashëguar.

Në ditët e sotme më e rëndësishmja është përgatitja e tavolinës, por ende nuk mungojnë shumë elementë të tjerë të festës folklorike. Në të kaluarën, që herët në mëngjes stërgjyshërit tanë e kanë përgatitur të ashtuquajturën “bëdnik” - pemën që duhej djegur gjithë natën në vatër. Kur e kanë prerë, burrat kanë përpjekur që të mos e prekë tokën, duke e marrë menjëherë në krahë dhe duke e çuar solemnisht në shtëpi. Në disa pjesë të vendit, një i ri i veshur në mënyrë festive hyn në oborr me një pemë të prerë dhe pyet: A e lavdëroni Zotin e Ri?Dhe anëtarët e familjes përgjigjen: E lavdërojmë, e lavdërojmë, mirë se na ka ardhur!I riu e fut pemën në shtëpi dhe thotë: Unë - në shtëpi dhe Zoti me mua! Ky dialog thuhet edhe sot e kësaj dite nga njerëzit që e rikrijojnë zakonin.

Sipas besimeve popullore, nëse zjarri mbahet gjithë natën, dhe druri digjet deri në fund - kjo është një shenjë e mirë. Hiri i kësaj peme konsiderohet i magjishëm, e fusin në një tenxhere për ta futur në kokrrat për mbjellje, në ushqimin e bagëtive, e përdorin për shërim.

Një këngë e vjetër nga repertori i motrave Biserovi tregon për një "pemë të lartë, pemë të Zotit", nën të cilën Nëna e Zotit ulet dhe e mban në duar " fëmijën e vogël Krishti.

Jo vetëm përgatitja e drurit dhe zjarrit, i gjithë rituali rreth Natës së Buzmit i kushtohet lindjes së Zotit të Ri, diellit të ri që vjen për të dhënë ngrohtësi dhe jetë. Historia biblike e lindjes së Krishtit është adaptuar me zakonet e lashta pagane. Nga vigjilja e Krishtlindjeve nisin të ashtuquajturat Ditë të Pista, të shoqëruara me rinovimin e radhës në natyrë. Kjo është një periudhë 12-ditore - koha e dhimbjeve të lindjes së Nënës së Zotit, lindja e foshnjës dhe pagëzimi i tij në ditën e Jordanit (Vodici). Sipas besimeve popullore, në këtë periudhë veprojnë forca të papastra dhe të dëmshme, prandaj janë në fuqi ndalime të ndryshme. Nuk duhet të lani deri në Ditën e Jordanit - uji ende nuk është bekuar. Nuk duhet të dilni pas perëndimit të diellit, të kryeni aktivitete pune etj.

Në Natën e Buzmit ofrohet gjella e fundit pa mish, me të cilën përfundojnë Kreshmët e Krishtlindjes. Në traditën tonë tryeza përgatitet me kujdes të veçantë që nga kohërat e lashta. Tradicionalisht, pjatat janë një numër tek. Duhet të ketë grurë të zier, fasule të ziera, sarma me oriz ose bullgur /tërshërë i bluar trashë/, oshaf (fruta të thata). Pranë tyre vendosen hudhër, qepë, fruta të freskëta, arra, verë. Rakia e festës duhet të ngrohet, dhe buka të jetë “pisan” (i zbukuruar).

Pasi ushqimi është gati, njeriu më i moshuar e temjanis. Ai pastron gjithashtu të gjitha ambientet në shtëpi, përfshirë këtu dhe ndërtesat ndihmëse në oborr. Para se të fillojë darka, nikoqiri thyen bukën rituale. Në disa pjesë të Bullgarisë dikur kanë vendosur një monedhë - një zakon që është bërë pjesë e detyrueshme e festës moderne.

Pjesa e parë e bukës lihet mënjanë për Virgjëreshën dhe më vonë vendoset përpara ikonës. Tryeza rituale duhet të qëndrojë deri në mëngjes. Besohet se në mesnatë qielli hapet, kufijtë midis botëve fshihen dhe shpirtrat e paraardhësve tanë vijnë në tryezë.

Përsëri në mesnatë, kambanat e kishës së Krishtlindjeve përzihet me këngët e kolendarëve, të cilët shkojnë nëpër shtëpi dhe i thonë bekimet e tyre. Ky zakon që i ka rrënjët që në shtresat e lashta të kulturës sonë tradicionale, zbatohet në shumë vende edhe sot e kësaj dite, sepse dëshira njerëzore për paqe, shëndet dhe mirëqenie nuk ka moshë.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD
Shën Joani i Rilës

Pelegrinazh kushtuar Shenjtorit Ivan Rillski mbledh dhjetëra ortodoksë në një marshim nga Sofja deri në Manastirin e Rilës

Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..

botuar më 24-08-01 5.45.PD

Më 27 korrikun bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..

botuar më 24-07-27 8.20.PD