Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drithërat bullgare mbeten në depo për shkak të mungesës së tregut

Foto: BGNES

Prodhuesit e drithërave nga rajoni i Dobriçit marrin kredi në masë nga bankat për t'u paguar qiratë pronarëve të tokës. Shkak për këtë është mungesa e tregut dhe ruajtja e drithit bullgar në depo. Në vitin aktual ekonomik, kostoja e prodhimit të drithit është pothuajse dyfishuar dhe çmimi i pritshëm i farërave për vitin 2023 është 40% më i lartë. Në të njëjtën kohë, nuk ka treg për prodhimin bullgar - as për grurin, as për misrin, as për lulediellin, thotë kryetari i Unionit rajonal të Kooperativave Bujqësore në Dobriç, Kirill Komitov.

Sipas tij, nuk ka treg dhe askush nuk blen, kurse çmimet e drithit kanë rënë. Sipas Komitovit, në fillim të vitit të ardhshëm pritet që Ukraina të fillojë import edhe të misrit, gjë që do t'i vështirësojë edhe më shumë prodhuesit bullgarë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Car Speed Show do të zhvillohet këtë fundjavë në Sofje

Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..

botuar më 25-09-27 6.10.PD

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" rikthehet në Plovdiv

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..

botuar më 25-09-27 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në..

botuar më 25-09-26 7.35.MD