7
Qendra e Sofjes është kthyer në një xhungël të egër me muzikë xhaz, drita festive dhe specie të rralla kafshësh. Dekorimi i veçantë i Krishtlindjeve i një prej vendeve urbane më autentike në kryeqytet - "Pesë qoshet e vogla" pranë rrugës “Graf Ignatiev”, nuk është vetëm mbresëlënës dhe i ndryshëm, por i kushtohet edhe idesë së ruajtjes së biodiversitetit dhe habitateve të kafshëve të rrezikuara.

Një tigër, një lemur, një kakado dhe një elefant janë vetëm disa nga fqinjët e pazakontë që mund të shihen në ballkonet, dritaret dhe vitrinat e dyqaneve përreth vendit. Një mbishkrim i vogël “Shikomë në Kopshtin Zoologjik” kujton se të gjitha kafshët mund të shihen live në Kopshtin Zoologjik të kryeqytetit.
Në ditët para Krishtlindjeve, këndi i çuditshëm do të ofrojë argëtim urban me një treg fermerësh, histori kafshësh, muzikë dhe ëmbëlsira për Krishtlindjet, dhe vetë dekorimet dhe kafshët do të jenë pjesë e pamjes së "Pesë qoshet e vogla" deri në mes të janarit.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..