Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushime masive nga puna në një kompani ruse të lidhur me "Llukoill"

Foto: euractiv.bg

Kompania ruse “Ballkani”, e cila operon në territorin e “Llukoill Neftohim Burgas”, po përgatit reduktim masiv të punëtorëve. Sipas sindikatës “Podkrepa”, e cila u informua për pushimet nga puna, kompania do të mbyllet. Sipas të dhënave nga viti 2019 në regjistrin publik, në kompani punojnë 238 persona. Punëdhënësi  njoftoi se do të lirojë  nga puna131 punonjës. Kompania mbështet instalimet e “Llukoill Neftohim Burgas”. Më shumë se 10 vite më parë kishte sërish shkurtime në kompaninë “Ballkani”. Atëherë punonjësit dolën në protesta, bën të ditur BNR Burgas.

Paketa e nëntë e sanksioneve kundër Rusisë, e miratuar nga BE-ja, mund të kufizojë punën e rafinerisë “Lukoill Neftohim Burgas” në Bullgari, paralajmëroi më 17 dhjetor në një intervistë për agjencinë TASS Illshat Sharafutdinov - kryetari i Bordit të Drejtorëve të “Llukoill Neftohim Burgas”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-09-22 7.15.MD

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD