Vendet e G-7 ranë dakord për një ndihmë të re prej 32 miliardë dollarësh për buxhetin e Ukrainës, njoftoi ministri gjerman i financave Christian Lindner, vendi i të cilit aktualisht kryeson organizatën. “Përkundër sasisë së madhe, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për stabilitetin financiar të vendit”, theksoi ai. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha se Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara do të rrisë përpjekjet e tyre për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. “Çdo raketë që Ukraina e rrëzon në qiell do të thotë më pak vuajtje për njerëzit atje”, shtoi ajo. Ndërkohë, ministrat e jashtëm të G7 kanë paralajmëruar Bjellorusinë që të mos angazhohet për ndihmë ushtarake për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata. “Qëllimi ynë nuk është të përshkallëzojmë konfliktin ushtarak, por përkundrazi, t'i japim fund kësaj lufte”, citon Reuters fjalët e tij. Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, megjithatë, Rusia nuk ka treguar interes real për t'i dhënë fund luftës. Para gazetarëve, Putin e përshkroi sistemin anti-ajror amerikan “Patriot” si “mjaft të vjetër” dhe vuri në dukje se Rusia mund ta neutralizojë atë me sistemin S-300.
Sistemet e raketave Patriot janë pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën që Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së Volodimir Zelenski në Uashington. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire ajrore të sigurt mbi Ukrainë dhe mënyra e vetme për t’i privuar shtetit terrorist mundësinë për të goditur sektorin tonë të energjisë, popullin tonë dhe infrastrukturën tonë”, komentoi presidenti ukrainas. Vendi i tij do të marrë më shumë municion për artilerinë, tanket dhe sistemet e tij me shumë lëshime. “Ukraina mund të korrë sukses në fushën e betejës me ndihmën tonë, si dhe me aleatët evropianë dhe të tjerë. Kështu, nëse dhe kur Presidenti Zelenski të jetë i gatshëm të negociojë me rusët, ai do të jetë i suksesshëm edhe atje, sepse ai fitoi në fushën e betejës”, tha presidenti amerikan.Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit. Data u zgjodh për shkak të të ashtuquajturit "Aksion i Kjustendillit" nga viti 1943. Atëherë me..
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit Kostadin Dimitrov. Në sondazhin e mbi 284 000 njerëzve nga 82..
Ekziston një tendencë e qëndrueshme drejt uljes dhe kontrollit të presionit të migrantëve, tha për bTV, drejtori i Drejtorisë së Policisë Kufitare, kryekomisioneri Anton Zllatanov. “Kur mora detyrën kishim ditë me mbi 1500 tentativa për të kaluar..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..