Vendet e G-7 ranë dakord për një ndihmë të re prej 32 miliardë dollarësh për buxhetin e Ukrainës, njoftoi ministri gjerman i financave Christian Lindner, vendi i të cilit aktualisht kryeson organizatën. “Përkundër sasisë së madhe, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për stabilitetin financiar të vendit”, theksoi ai. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha se Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara do të rrisë përpjekjet e tyre për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. “Çdo raketë që Ukraina e rrëzon në qiell do të thotë më pak vuajtje për njerëzit atje”, shtoi ajo. Ndërkohë, ministrat e jashtëm të G7 kanë paralajmëruar Bjellorusinë që të mos angazhohet për ndihmë ushtarake për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata. “Qëllimi ynë nuk është të përshkallëzojmë konfliktin ushtarak, por përkundrazi, t'i japim fund kësaj lufte”, citon Reuters fjalët e tij. Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, megjithatë, Rusia nuk ka treguar interes real për t'i dhënë fund luftës. Para gazetarëve, Putin e përshkroi sistemin anti-ajror amerikan “Patriot” si “mjaft të vjetër” dhe vuri në dukje se Rusia mund ta neutralizojë atë me sistemin S-300.
Sistemet e raketave Patriot janë pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën që Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së Volodimir Zelenski në Uashington. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire ajrore të sigurt mbi Ukrainë dhe mënyra e vetme për t’i privuar shtetit terrorist mundësinë për të goditur sektorin tonë të energjisë, popullin tonë dhe infrastrukturën tonë”, komentoi presidenti ukrainas. Vendi i tij do të marrë më shumë municion për artilerinë, tanket dhe sistemet e tij me shumë lëshime. “Ukraina mund të korrë sukses në fushën e betejës me ndihmën tonë, si dhe me aleatët evropianë dhe të tjerë. Kështu, nëse dhe kur Presidenti Zelenski të jetë i gatshëm të negociojë me rusët, ai do të jetë i suksesshëm edhe atje, sepse ai fitoi në fushën e betejës”, tha presidenti amerikan.Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..