Një ditë para Krishtlindjeve, njerëzit në nevojë morën pako bujare me produkte ushqimore nga këngëtarët, nismëtarë të fushatës “Ji Njeri”. Në këtë fushatë morën pjesë dhjetëra donatorë, të cilët arritën të lumturojnë mbi 50 persona, që jetojnë vetëm, dhe familje të varfra në Bansko. Një prej bamirësve ka siguruar kondicionerë për një familje të moshuar dhe do të paguajë faturat e energjisë elektrike gjatë gjithë dimrit.
Në Pleven, studentët organizuan një pazar bamirësie tre-ditore me suvenirë të punuar me dorë nga njerëzit në qendrat sociale. Fondet e grumbulluara do të mbështesin institucionet sociale.
Kolendarët nga fshati Elenovo i Nova Zagorës vendosën që mjetet e mbledhura nga këndimi i këngëve nëpër shtëpi t'i dhurojnë nismës "Krishtlindjet Bullgare" ose ndonjë kauze tjetër të mirë.
Falë fushatës komunale "Dhurata nga zemra" në Burgas, mbi 500 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe të pafavorizuara morën dhurata për Krishtlindje. Në edicionin e njëmbëdhjetë të fushatës, këtë vit, morën pjesë më shumë se 100 donatorë, ndërsa dhuratat u zgjodhën sipas listës së përgatitur nga fëmijët.
Në Dobriç, 120 të moshuar, familje jashtëzakonisht të varfra dhe persona me aftësi të kufizuara morën donacione, falë iniciativës së Klubit të Valleve Popullore “Korrësit” dhe Fondacionit “Zemra e Mëshirshme”. Në grumbullimin e produkteve ushqimore, të cilat arritën një ton, morën pjesë edhe tre shkolla të qytetit, si dhe qindra vullnetarë, të cilët morën pjesë edhe në shpërndarjen e pakove. Fushata “Buka e përbashkët” organizohet për të katërtin vit radhazi, ku sasia e produkteve ushqimore të grumbulluara dhe numri i pjesëmarrësve po rritet vazhdimisht.Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit, ndryshe nga disa vite më parë kur më të falsifikuarat ishin ato prej 20 levash. "Këtë e tregojnë të..
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të shumta, ngarkesa dhe përgjegjësitë – gjithashtu. Mbrojtësi qiellor i kuzhinierëve është Shën Lorenci – një..
Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga nismëtaret e shoqatës është bashkatdhetaria jonë Daniella Millusheva, raporton Blogu i bullgarëve në..
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të..
Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga..
Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit,..