Në territorin e rajonit të Dobriçit, rreth 1000 refugjatë ukrainas po përgatiten të mirëpresin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Bullgar, njoftoi BTA. Organizata ka shpërndarë produkte ushqimore, ëmbëlsira, batanije dhe paketa higjienike individuale dhe familjare në të gjitha objektet që strehojnë qytetarët ukrainas.
Për momentin në një nga hotelet në Ballçik qëndrojnë rreth 90 refugjatë, kryesisht gra me fëmijë dhe të moshuar, të cilët në vend të 7 janarit, me dëshirë të tyre do t'i festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, sipas kalendarit të kishës bullgare.
Një tjetër hotel, në fshatin turistik Kranevo, aktualisht ka grumbulluar mbi 120 refugjatë, kryesisht nëna me fëmijë, në mesin e tyre ka edhe rreth dhjetë fëmijë që janë pa prindërit e tyre, dhe shumica prej tyre janë akomoduar që nga prilli. Ata erdhën nga Herson, Harkov, Dnipro, dhe nga mesi i tetorit – edhe nga Zaporozhie. Ka edhe nga Bahmuti dhe Odesa.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..