Në territorin e rajonit të Dobriçit, rreth 1000 refugjatë ukrainas po përgatiten të mirëpresin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Bullgar, njoftoi BTA. Organizata ka shpërndarë produkte ushqimore, ëmbëlsira, batanije dhe paketa higjienike individuale dhe familjare në të gjitha objektet që strehojnë qytetarët ukrainas.
Për momentin në një nga hotelet në Ballçik qëndrojnë rreth 90 refugjatë, kryesisht gra me fëmijë dhe të moshuar, të cilët në vend të 7 janarit, me dëshirë të tyre do t'i festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, sipas kalendarit të kishës bullgare.
Një tjetër hotel, në fshatin turistik Kranevo, aktualisht ka grumbulluar mbi 120 refugjatë, kryesisht nëna me fëmijë, në mesin e tyre ka edhe rreth dhjetë fëmijë që janë pa prindërit e tyre, dhe shumica prej tyre janë akomoduar që nga prilli. Ata erdhën nga Herson, Harkov, Dnipro, dhe nga mesi i tetorit – edhe nga Zaporozhie. Ka edhe nga Bahmuti dhe Odesa.Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..