“Festa e sotme e shenjtë le të sjellë shëndet, shpresë dhe ngrohtësi për çdo familje bullgare. Besimi në mirësi le të na jep forcë të vazhdojmë të luftojmë së bashku për çështjet e drejta të popullit tonë, për një të ardhme paqësore dhe të lumtur për fëmijët e Bullgarisë!” Një mesazh të tillë për Krishtlindje u dërgoi bullgarëve në faqen e tij në Facebook, presidenti Rumen Radev.
Mëngjesin e sotëm në kishën patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje u mbajt shërbesa solemne e Krishtlindjes. Ajo drejtohej nga Patriarku bullgar Neofit.

Edhe bullgarët në mbarë botën e shënojnë festën sipas traditave tona. Mes tyre janë edhe fëmijët nga gjashtë shtete të Amerikës që morën pjesë në projektin e Shoqatës së Shkollave Bullgare në Amerikë “Të ndezim shpirtin e Krishtlindjeve së bashku”.
Në prag të Krishtlindjeve, nxënësit e shkollës së të dielës “Paisij Hilendarski” në Athinë paraqitën një shfaqje festive.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..