Dy topa anijesh hekuri dhe dhjetëra municione të vjetra mbi 200 vjeçare u nxorën në ditët e fundit të vitit 2022 nga fundi i Detit të Zi Verior Bullgar nga një ekip i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore, i drejtuar nga drejtori Dr. Najden Prahov.
Sipas analizave fillestare, topat datojnë nga fundi i shekullit të 18-të - fillimi i shekullit të 19-të. Ata kanë qenë pjesë e armatimit të një anijeje që është mbytur në rrethana të panjohura në veri të Kepit Kaliakra.
Për arsye sigurie, vendndodhja e saktë e objekteve po mbahet sekret. Në vitin 2023, armët dhe pjesët e tjera të inventarit të anijes do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar.Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..