Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit luftarak në Ukrainë, sot nga ora 12:00 deri në orën 24:00 të 7 janarit, njoftoi departamenti ushtarak rus, cituar nga TASS. "Meqenëse shumë qytetarë ortodoksë jetojnë në zonat e armiqësive, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase që t'u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe në shërbesat e Lindjes së Krishtit," thuhet në dokumentin e nënshkruar nga ai.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Volodimir Zelenski tha: "Ata duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë për të ndaluar lëvizjen e djemve tanë në Donbas për një kohë dhe për të sjellë pajisje, municione dhe ushtri të mobilizuar më afër pozicioneve tona. Kjo do të çojë në një rritje tjetër të humbjeve. E gjithë bota e di se Kremlini përdor qetësimin e luftës për ta vazhduar atë me energji të përtërirë.” Mihajllo Podoljak, një këshilltar i presidentit ukrainas, e përshkroi si "hipokrizi" dhe "gjest propagandistik" armëpushimin e shpallur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse dhe akuzoi Moskën se dëshiron të fitojë kohë, raporton Reuters. "Rusia duhet të largohet nga territoret e pushtuara dhe vetëm atëherë do të ketë një armëpushim të përkohshëm," vuri në dukje ai në Twitter. “Putini ishte gati të bombardonte spitalet, kopshtet dhe kishat më 25 dhjetor dhe në ditën e Vitit të Ri”, komentoi nga ana e tij Joe Biden urdhrin dhe supozoi se presidenti rus po përpiqet të marrë frymë për veprimet e tij ushtarake.
Gjermania do të ndjekë SHBA-në dhe do t'i sigurojë Ukrainës sistemin e mbrojtjes raketore Patriot, thanë në një deklaratë të përbashkët kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joe Biden. Shtetet e Bashkuara po përgatisin ndihmë të re ushtarake për Kievin me vlerë 2.85 miliardë dollarë, dërgesa më e madhe e pajisjeve ushtarake deri më tani, dhe Franca do t'i dërgojë Kievit automjete të lehta luftarake të blinduara.Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..