Forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet e vazhdueshme në qytetin Bahmut në rajonin lindor të Doneckut dhe po mbajnë pozicione në Soledar aty pranë, por janë në një "situatë shumë të vështirë", tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të mesnatës. Ai theksoi se komandanti i forcave tokësore, gjen. Aleksandër Sirski, ndodhet në zonë dhe ka organizuar transferimin e përforcimeve dhe fuqisë së zjarrit.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW citoi Evgeni Prigozhin, udhëheqës i kompanisë ushtarake ruse Wagner, të ketë thënë se afër Bahmut dhe Soledar ka "qytete nëntokësore" në minierat e vjetra dhe ata po ndalojnë përparimin rus. Sipas ISW, Prigozhin ka qëllim pushtimin e dy qyteteve në fjalë për shkak të dëshirës së tij për të përfituar depozitat e gipsit dhe kripës atje për shfrytëzim. Ish-ministri ushtarak i separatistëve në Lugansk, Igor Strelkov-Girkin, kritikoi komandën ushtarake ruse dhe Prigozhin, sepse, sipas fjalëve të tij edhe para se të sulmonin aglomeracionin Bahmut-Soledar, ata dinin për objektet nëntokësore, "por i shpenzonin njerëzit". Pra, "madje të arrihet një fitore taktike", sulmuesit "tashmë kanë humbur strategjikisht" duke hedhur kundër tyre forcat dhe mjetet e tyre më të mira, tha Strelkov.Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..