Forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet e vazhdueshme në qytetin Bahmut në rajonin lindor të Doneckut dhe po mbajnë pozicione në Soledar aty pranë, por janë në një "situatë shumë të vështirë", tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të mesnatës. Ai theksoi se komandanti i forcave tokësore, gjen. Aleksandër Sirski, ndodhet në zonë dhe ka organizuar transferimin e përforcimeve dhe fuqisë së zjarrit.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW citoi Evgeni Prigozhin, udhëheqës i kompanisë ushtarake ruse Wagner, të ketë thënë se afër Bahmut dhe Soledar ka "qytete nëntokësore" në minierat e vjetra dhe ata po ndalojnë përparimin rus. Sipas ISW, Prigozhin ka qëllim pushtimin e dy qyteteve në fjalë për shkak të dëshirës së tij për të përfituar depozitat e gipsit dhe kripës atje për shfrytëzim. Ish-ministri ushtarak i separatistëve në Lugansk, Igor Strelkov-Girkin, kritikoi komandën ushtarake ruse dhe Prigozhin, sepse, sipas fjalëve të tij edhe para se të sulmonin aglomeracionin Bahmut-Soledar, ata dinin për objektet nëntokësore, "por i shpenzonin njerëzit". Pra, "madje të arrihet një fitore taktike", sulmuesit "tashmë kanë humbur strategjikisht" duke hedhur kundër tyre forcat dhe mjetet e tyre më të mira, tha Strelkov.50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..