230 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 180 nga një ditë më parë. Mbi 58.7% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4.1% e 5553 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 162 në 4092. 43 të infektuar u shtruan në spitale. 34 nga të sapo pranuarit, ose 79.07%, nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve është ulur me 39 në 369. Janë 39 të infektuar në terapi intensive.
Pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Katër nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 63 u shëruan të hënën. Janë administruar 289 vaksina.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..